Tiranë, parandalohet vrasja e tre vëllezërve, arrestohet 35-vjeçari që qëlloi mbi ta

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar mëngjesin e sotshëm në Tiranë: Vrasja e tre vëllezërve.
Policia e Tiranës njoftoi paraprakisht se incidenti ndodhi rreth orës 7:35 tek rruga “Sadik Petrela”, tek Venue ku 35-vjeçari Leonard Kaçaniku, gjatë një konflikti me 3 vëllezërit K. B, 38 vjeç; Sh. B, 34 vjeç dhe E. B, 36 vjeç, ka qëlluar me armë në drejtim të tyre.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Ndërhyrja e menjëherëshme e Policisë bëri që personi që qëlloi me armë në drejtim të tre vëllezërve të kapej e arrestohej në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4.
Personit ju gjet një armë tip “Beretë”, me të cilën dyshohet se ka qëlluar 2 herë në drejtim të tre shtetasëve. Grupi hetimor në vendngjarje për momentin ka gjetur një gëzhojë. Vijojnë veprimet.

Temat
LajmeRajon

Të afërta