Lajme

Sërish protestë kundër korrupsionit (Foto)

By FIRST CHANNEL

August 10, 2016

Tanimë një numër i vogël i qytetarëve janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe së shpejti pritet të marshojnë deri para Qeverisë, raporton gazetarja e lajmi.net.

Një grup i qytetarëve të Prishtinës edhe sot vazhdojnë protestën kundër korrupsionit, e cila kishte filluar javën e kaluar.

Tanimë një numër i vogël i qytetarëve janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe së shpejti pritet të marshojnë deri para Qeverisë.

Protesta e tyre është si reagim pas përgjimeve të kryetarit të Grupit të PDK-së, Adem Grabovci.