Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Rusia akuzon Ukrainën se po përpiqet të sulmojë Krimenë

Rusia akuzoi sot Ukrainën se ka tentuar të sulmojë infrastrukturë të rëndësishme në Krime dhe shtoi se dy rusë u vranë gjatë përleshjeve lidhur me këtë fakt.

Shërbimi Federal rus i Sigurimit (FSB), një agjenci pasardhëse e KGB-së sovjetike, deklaroi se ka arrestuar disa persona, të cilët posedonin 20 mjete shpërthyese dhe besohet se punojnë për agjencinë e shërbimit sekret ushtarak të Ukrainës.

“Dy rusët, një ushtar dhe një anëtar i FSB-së, janë vrarë në përpjekje për të kapur njësinë ushtarake të Ukrainës”, shkruan FSB në një deklaratë në portalin e saj.

Shumë shpejt, Ukraina mohoi akuzat.

“Ukraina nuk po merr dhe as nuk do të marrë me forcë territorin e saj”, shprehet Yury Tandit i Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës për agjencinë e lajmeve, Interfax, transmeton atsh.

Pretendimet vijnë pas një përkeqësimi të luftimeve, kohëve të fundit në lindje të Ukrainës, ku raportohet muaji i kaluar si më vdekjeprurësi në më shumë se një vit.

Exit mobile version