Granit Xhaka vijon të mbetët ndër 10 lojtarët më të shtrenjtë të merkatos. Kalimi i tij nga Borusia Mynshengladbah drejt Arsenalit u bë në muaijn maj për një shumë prej 45 milionë eurosh.
Zvicerani me origjinë shqiptare vijon të mbetet në listën e 10 lojtarëve më të shtrenjtë edhe pse kanë kaluar pak muaj nga transferimi i tij, shkruan “Panorama”.
Një listë e publikuar nga gazeta italiane “Corriere dello Sport”, tregon 20 blerjet më të shtrenjta të lojtarëve. Në vendin e parë renditet Pogba, ndërsa Xhaka mban vendin e shtatë.
Pogba – 110 milionë euro nga Juventusi te Mançester Junajtid
Higuain – 90 milion nga Napoli te Juventusi
Hulk – 60 milionë nga Zeniti te Shanghai SIPG
Stones – 55.6 milionë nga Evertoni te Mançester Siti
Sane – 50 milionë nga Shalke 04 te Mançester Siti
Granit Xhaka – 45 milionënga Borusia Mynshengladbah tek Arsenali
Mkhitaryan – 42 milionë nga Borusia Dortmund te Mançester Junajtid
Mane – 41 milionë nga Southempton te Liverpuli
Batshuayi – 40 milionë nga Marseja te Çelsi
Kante – 36 milionë nga Leiçesteri te Çelsi
Aandre Gomes – 35 milionë nga Valencia tek Barcelona
Baily – 35 milionë nga Vijareal te Mançester Junajtid
Mumels – 35 milionë nga Burusia Dortmund tek Bajern Mynih
Renato Sançes – 35 milionë nga Benfika te Bajerni i Mynihut
Morata – 32 nga Juventusi te Reali i Madridit
Gabriel Jesus – 32 milionë nga Palmeiras te Mançester Siti
Pjanic – 32 milionë nga Roma te Juventus
Milik – 32 milionë nga Ajaksi te Napoli
Uijnaldum – 30 milionë nga Njukasëll te Liverpul