Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Korçë, motoçikleta del nga rruga, humb jetën 56-vjeçari

Një person ka humbur jetën në një aksident të shënuar mëngjesin e sotëm në Korçë.

Burime nga policia e qytetit juglindor bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur na aksin Drithas-Maliq, ku si pasojë e daljes nga rruga të motoçikletës është aksidentuar drejtuesi i saj, shtetasi me inicialet A.M., 56 vjeç.

I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal, por për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë disa orë më pas.

Exit mobile version