Kern: Jo anëtarësimit të Turqisë në BE

Kancelari austriak, Christian Kern i Partisë Socialdemokrate (PS) ka ripohuar se Bashkimi Evropian duhet të anulojë bisedimet e anëtarësimit me Turqinë.

“Kjo ishte çështje e një diskutimi në parim dhe nëse Turqia do të rivendosë dënimin me vdekje, atëherë çështja do të jetë jashtë tryeze pasi kjo do të ishte e papranueshme për vendet anëtare të BE-së”, deklaroi Kern.

“Ne nuk mund të pranojmë dikë që neglizhon standardet demokratike apo injoron mjetet kushtetuese, por megjithatë një ‘jo’ e negociatave për anëtarësim në BE nuk do të thotë se nuk ka një rrugë të përbashkët me Turqinë “, shtoi ai.

“Turqia është një partner i rëndësishëm, si për shembull në çështjet e sigurisë”, tha më tej Kern.

Kern deklaroi se nuk do t’iu përgjigjej sulmeve verbale të Burhan Kuzu, këshilltarit kryesor të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kuzu iu adresua Kern, fundjavën e kaluar me anë të një postimi në Twitter, ku shkruan “Zhduku, ateist!”.

“Ne nuk duhet ta marrim seriozisht çdo vërejtje por duhet të mbajmë nën kontroll emocionet. E vendos unë se kush mund të më fyejë”, përfundoi Kern.

Temat
BotëLajme

Të afërta