Art

Kadare kërkon trajtim mjekësor në një spital në Shqipëri

By FIRST CHANNEL

August 10, 2016

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, këtë të mërkurë, ka kërkuar kujdes mjekësor në një spital privat në Shqipëri.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Panorama”, drejtori i Shtëpisë Botuese “Onufri”, Bujar Hudhri.

Ai ka thënë se Kadare ka shkuar në spital thjesht për vizitë rutinë të zakonshme dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Hudhri theksoi se nuk përbën asnjë lajm fakti se Kadare është parë në spital pasi ai po bën kontroll të zakonshëm aty.