Botë

Alarm për bombë në dy aeroplanë që do të aterrojnë në Bruksel

By FIRST CHANNEL

August 10, 2016

Autoritetet belge kanë pranuar kërcënime anonime lidhur me dy bomba në dy aeroplanë, që së shpejti pritet të aterrojnë në aeroportin Zaventem në Bruksel, raporton televizioni belg VRT.

Në aeroport janë nisur njësite të ndryshme të policisë si dhe shërbimet mjekësore, transmeton Telegrafi.

Sipas prokurorisë belge të shtetit, “kërcënimet janë aq serioze, sa që janë ndërmarrë masat e duhura”.