Botë

Aeroplanët rusë, transportojnë “UFO” në Siri (Video)

By FIRST CHANNEL

August 10, 2016

Aeroplanët ushtarak rusë Aeroplanët ushtarak rusë.

Faqja “Alien Planet” ka postuar në internet një video, duke thënë se aeroplanët ushtarakë rusë në Siri transportojnë UFO.

Siç shihet në video, shumë aeroplanë ushtarakë fluturojnë së bashku në qiellin e Sirisë.

Njëri prej tyre mban një objekt, që në pamje të parë ngjan sikur të jetë UFO.

Videoja mësohet se është xhiruar nga një sirian, që ishte zgjuar nga zhurma e avionëve. Megjithatë, komentuesit poshtë videos shprehen se objekti nuk është UFO, por një tank.