Ka mjaft arkitektë të talentuar në botë të cilët kanë dizenjuar ndërtesa mahnitëse.
Padyshim , një nga krijimet më mbresëlënëse të tyre është ky bar i cili varet në një shkëmb dhe pritet të hapet së shpejti në Meksikë.
Ju paralajmërojmë – vetëm njerëzit guximtarë mund ta vizitojnë këtë vend!
Bari “Copper Vanyon Cocktail Bar” është projekt i kompanisë “Tall Arquitectos” dhe do të ndërtohet në majën e Copper Canyon.
Lokali do të ketë nga dy nivele: kati lart, i cili do të ketë një pishinë dhe një kuvertë me tavolina, e katin në fund ku mund të porosisni me dhjetëra pije.
Nëse zgjidhni të mposhti frikën e të ngjiteni në Copper Canyon Coctail Bar, do të keni mundësinë të shijoni pamjen panoramike të Ujëvarës Basaseachi.