Lajme

Veseli për mjetin shpërthyes në shtëpinë e Mehës: Akt i dënueshëm dhe shqetësues

By Dijart Dyla

August 09, 2016

Pas gjetjes së mjetit shpërthyes në shtëpinë e Murat Mehës, ka reaguar edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ky veprim sipas tij, përbën një akt të dënueshëm dhe njëherit një paralajmërim shqetësues të tendencave që synojnë të nëpërkëmbin shtetin ligjor në Kosovë.

“Akte të tilla të rënda, që në kundërshtim edhe me moralin e popullit tonë, nuk hezitojnë të cenojnë integritetin e familjes, duhet të marrin përgjigjen e merituar ligjore nga mekanizmat shtetërorë të sigurisë dhe drejtësisë, e jo të mbesin anonime dhe të pandëshkuara”, vlerëson Veseli.

Qytetarët tanë, sipas Veselit, duhet të kenë besim se shteti i Kosovës është në gjendje të plotë për të garantuar sigurinë e tyre, rendin publik dhe sundimin e ligjit.