Lajme

Shpërthim i kontrolluar eksplozivit pranë shtëpisë së Murat Mehës

By Dijart Dyla

August 09, 2016

Njësitë e de-minimit të Policisë së Kosovës, kanë kryer shpërthimin e kontrolluar të mjetit shpërthyes të gjetur pranë shtëpisë së Murat Mehës.

Ky mjet para pak çastesh ka arritur që me sukses dhe pa dëme ta shpërthej këtë eksploziv.

Rreth orës 14:00, Policia e Kosovës është njoftuar për gjetjen e një mjeti të dyshimtë pranë shtëpisë së kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi, Murat Mehës.