Botë

Shpërthen sërish Mërgim Berisha, shënon tre gola në Austri

By Dijart Dyla

August 09, 2016

Talenti nga Kosova, Mërgim Berisha, mund të konsiderohet zbulimi i vitit në futbollin austriak.

Pas katër golave të shënuara në tre ndeshje te skuadra e Lieferingut në ligën e dytë të Austrisë, Mërgim Berisha sot ka shpërthyer me një hetrik në ndeshje miqësore.

Në ndeshjen miqësore që përfundoi 4:4 mes RB Leipzig dhe Liefering, 18 vjeçari arriti të shënoi tre gola në 20 minutat e parë të ndeshjes, përcjellë Lajmi.net.

Berisha i përket skuadrës së Salzburgut, ndërsa ka dy vjet që luan mes të rinjve të Salzburgut dhe Liferingut, klub që i përket Salzburgut dhe merr pjesë në divizionin e dytë austriak.