Botë

Rrahje mes tifozëve në “Rio 2016” (Foto)

By Dijart Dyla

August 09, 2016

Një tifoz i Argjentinës u rrah me një brazilian gjatë ballafaqimit të tenisit mes Juan Martin Del Potro dhe Joao Sousa.

“Rio 2016” u ballafaqua me një skenë të padëshiruar derisa një tifoz i Argjentinës u rrah me një brazilian gjatë ballafaqimit të tenisit mes Juan Martin Del Potro dhe Joao Sousa.

Pas një ngacmimi nga argjentinasi, braziliani reagoi duke e goditur në fytyrë, para se të ndërhynin të tjerët duke tentuar t’i ndajnë.

Ballafaqimi i tyre erdhi në setin e parë të duelit mes argjentinasit Del Potro dhe portugezit Sousa, që mori përkrahje nga brazilianët.