Lajme

Pas përmbytjeve, shfaqen lopë të ngordhura në autostradën e Shkupit

By Dijart Dyla

August 09, 2016

Afër liqenit “Smilkovci”, i cili gjendet në dalje të Shkupit, në autostradën qarkore, u panë disa lopë të ngordhura nga vërshimet që ndodhën në zonë.

Kjo fotografi tregon një pjesë të autostradës që përpos që është e mbuluar me ujë, përmbytjet kanë nxjerrë në pah edhe lopët e ngordhura.

Autoritet nuk kanë marrë asnjë masë për të pastruar zonën nga mbetjet që lanë pas përmbytjet, ndërsa ende vijojnë kërkimet për personat e tjerë që konsiderohen të zhdukur.