Botë

Orari i garave për tre kosovarët e mbetur në “Rio 2016”

By Dijart Dyla

August 09, 2016

Në “Rio 2016” do të garojnë edhe tre sportistë nga Kosova.

Të enjten notari Lum Zhaveli do të garojë në 50 metra, rreth orës 18:00.

Të premten në shteg do të zbresë atleti Musa Hajdari, i cili do të garojë në 800 metra vrapim.

Fund garave për kosovarët do t’i jap atletja Vijona Kryeziu, të shtunën në garën vrapim 400 metra.