Lajme

Opozita nuk reagon lidhur me mjetin shpërthyes te shtëpia e Murat Mehës

By Dijart Dyla

August 09, 2016

Përderisa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kanë dënuar aktin e vendosjes së mjetit shpërthyes, ngjashëm nuk kanë reaguar partitë opozitare.

Tri partitë parlamentare që gjenden në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën, nuk kanë kanë reaguar lidhur me këtë sulm.

Ndërsa prej udhëheqësve të lartë, deri më tani nuk ka reaguar as presidenti Hashim Thaçi.