Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot në një konferencë për media ka sqaruar edhe njëherë se Kosova nuk po humbë asnjë pëllëmbë tokë. Mustafa, ka vlërsuar se kauza dhe kundërshtimi i opozitës është me motive politike.
“Është e rëndësishme t’i informojmë qytetaret tanë se Kosova nuk e humbë asnjë pëllëmbë tokë. Sa i përket sipërfaqes, sipas komisionit 1906 metra katror ashtu siç ka qen. Komuna e Pejës i ka nyejt 603 km katror dhe nuk ka humbur asnjë banim dhe asnjë pëllëmbë tokë”, tha Mustafa.
Gjithashtu kryeministri Mustafa tha se kauza e opozitës, duke përdorur harta të ndryshme, është e rrejshme dhe krejtësisht me motive politike.
“Sikur kjo opozitë të ishte në pushtet, ata do ta votonin me dy duar. Ata që kundërshtojnë këtë vij kufitare e bëjmë për të mbështetur një kauzë të rrejshme. Është qeshje jo parimore dhe mashtrim me qytetar”, tha kryeministri Isa Mustafa
Ai gjithashtu tha se as Kosova dhe as Mali i zi nuk mund të diktojë prerjen e kufijve sipas orekseve është proces i dyanshëm.