Botë

Largohet nga Real Madrid, Odegaard befason me klubin e ri

By Dijart Dyla

August 09, 2016

Real Madrid është i gatshëm të lejojë largimin e mesfushorit Martin Odegaard në West Ham.

Real Madrid dëshiron ta largojë mesfushorin Martin Odegaard para dënimit të FIFA-së për bllokimin e shitblerjeve të futbollistëve.

Sipas mediave spanjolle, mesfushori është shumë pranë transferimit në West Ham, përcjell “Lajmi.net”.

17-vjeçari nuk është duke gjetur hapësirë të mjaftueshme për lojë në Santiago Bernabeu.

Andaj, Real Madrid është i gatshëm të lejojë largimin e tij tek skuadra londineze, në mënyrë që ai të fitojë përvojë për të ardhmen në Madrid.