Showbiz

I rikthehen këngës Shkumbin Kryeziu dhe Mimoza Mustafa (Foto)

By Dijart Dyla

August 09, 2016

Çifti i skenës muzikore Shkumbin Kryeziu dhe Mimoza Mustafa, kanë paralajmëruar duetin e tyre të radhës.

Në një prononcim për Telegrafin Shkumbin Kryeziu, ka bërë të ditur se së shpejti do të vijë me një këngë të re së bashku me bashkëshorten e tij Mimozen.

“Kënga është e gatshme dhe tani jemi në pritje të realizimit të klipit. Kënga është ritmike, verore dhe ka për tematik dashurinë. Kësaj radhe jam vetautor dhe kënga është incizuar në studion e Dritëro Shaqirit”, është shprehur Shkumbini.

Kënga, pritet të lansohet ka fundi i muajit dhe po ashtu shume shpejt Mimoza Mustafa, do të vijë me një këngë solo pas një pauze të gjatë në muzikë.