Showbiz

Genta shtyn videoklipin, për një arsye të veçantë (Foto)

By Dijart Dyla

August 09, 2016

Genta Ismaili po shijon një periudhë mjaft të suksesshme në sferën profesionale.

Këngëtarja është ndër më të kërkuarat në koncerte dhe mbrëmje muzikore në vende të ndryshme, duke mbushur sallat kudo që paraqiten së bashku me grupin Etnon, me të cilët është bashkuar për këtë sezon.

Mësohet se kjo është arsyeja që këngëtarja ende nuk ka sjell projektin e ri muzikor, të cilin e kishte paralajmëruar për sezonin veror.

Angazhimet e shumta të Gentës kanë bërë që videoklipi të shtyhet për shtator.

Ndryshe projekti i saj i fundit “Shake it”, në bashkëpunim me Etnon, u publikua në fillim të muajit mars, por vazhdon akoma të ndezë publikun ku do që performohet.