Fitoi të artën, realizoi ëndrrën, dhe reagimi i tij përloti të gjithë (VIDEO)

Peshëngritësi kolumbian Oscar Figueroa, ka dhuruar momente emocionuese në Lojërat Olimpike.

33 vjeçari ka arritur që më në fund të fitoi një medalje të artë olimpike në peshëngritje në kategorinë deri në 62 kilogramë, dhe veprimet e tij pas këtij suksesi, emocionuan të gjithë.

Figueroa iu desh të presë 16 vite për një medalje të artë, shkruan Lajmi.net.

Ai ishte pjesëmarrës në Athinë në vitin 2004, ku përfundoi i pesti, në Pekin mungoi shkaku i lëndimit, në Londër fitoi të argjendtën në vitin 2012, dhe kulmin e karrierës e arriti në Rio, në moshën 33 vjeçare.

Pas sigurimit të medaljes së artë, kolumbiani shpërthej në lot, për të zbathur këpucët pastaj, për të sinjalizuar pensionimin.

https://www.youtube.com/watch?v=rtfSHUKuc58

Temat
BotëSport

Të afërta