Erdogan dhe Putin ripërtërijnë lidhjet e thyera mes Moskës dhe Ankarasë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, do të takohet sot në Shën Petersburg me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Erdogan tha se kjo vizitë do të bëhet pasi dëshiron të rivendos marrëdhënie dhe bashkëpunim me Rusinë, sipas tij ky bashkëpunim do të fillojë nga zeroja, transmeton lajmi.net.

Presidenti i Turqisë në një intervistë për “Tass” ka thënë se kjo vizitë mund të jetë një mundësi e madhe si për Ankaranë ashtu dhe Moskën.

Sipas “AP”, Erdogan po e viziton Rusin për arsye se po dyshon se SHBA është e ndërlidhur në grusht shtetin e dështuat ushtarak.

Temat
BotëLajme

Të afërta