Eneda Tarifa tregon si dukej 10 vite më parë: Jam e lashtë përfundimisht (Video)

Eneda Tarifa një ndër këngëtaret më të mira të skenës shqiptare por tashmë dhe një moderatore shumë e zonja, ndjen nostalgji për kohën që ka kaluar në skenë.

Me anë të një videoje që Endeda ka postuar në Instagramin e saj, që i përket 10 viteve më pare, ajo shpreh mallin për kohën dhe zërin e saj dikur.

‘Zëri im’ është kënga që ajo po performon në video dhe vlen për t’u theksaur zëri është brilant si tani.

Ajo e quan vetën të lashtë për faktin që ka shumë vite në tregun muzikor, pavarsisht se pamja e saj nuk e tregon aspak këtë gjë.

Këngëtarja nuk harron të falënderojë bashkëngjitur videos, edhe autorët e kësaj kënge, Flori Mumajesin dhe Darko Dimitrov. ‘Jam e lashtë përfundimisht’, shkruan Eneda me humor.

Temat
Showbiz

Të afërta