​Familja gjermane kërkon azil në Rusi (Foto)

Carola Griesbach, 51 vjeçare dhe burri i saj Andre, 45 vjeçar, vozitën për 1.400 milje nga pjesa veriore e Gjermanisë për në Moskë për të ikur nga ‘diktatura gjermane’.

Një familje gjermane udhëtoi për në Rusi për të kërkuar azil, duke thënë se vendlindja e tyre nuk është më e sigurt për shkak të refugjatëve, shkruan Daily Mail.

Carola Griesbach, 51 vjeçare dhe burri i saj Andre, 45 vjeçar, vozitën për 1.400 milje nga pjesa veriore e Gjermanisë për në Moskë për të ikur nga ‘diktatura gjermane’.

Dy vajzat e tyre, Dominique dhe Julia, së bashku me katër fëmijët e tyre gjithashtu udhëtuan me furgon.

Familja ka lënë Gjermaninë për një numër arsyesh, duke përfshirë edhe atë se ishin të shqetësuar për numrin e refugjatëve që po hynte në vendin e tyre.

Sidoqoftë, qëkur kanë arritur në prag të vitit të ri në vitin 2015, ata janë vendosur në një hotel të vogël në periferi të kryeqytetit të Rusisë, duke kërkuar tek autoritet përkatëse që të aprovojnë kërkesën e tyre për azil.

Qeveria ruse e konsideron Gjermaninë vend ‘të sigurt’ dhe familja nuk është e lejuar të bëhet azil kërkuese në Rusi.

gjer-634x358

gjer1

gjer2

gjer3

Temat
BotëFun

Të afërta