Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Të shtëna me armë për shkak të borxhit, katër të arrestuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, njëri nga të dyshuarit ka shtënë në ajër me armë zjarrit.

Në njoftim të Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit të panjohur.

“Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version