Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova u eliminua në 16-tën e finales në Lojërat Olimpike nga rumunia Corina Caprioriu.
Nora që paraqitjet në RIO 2016 i nisi e lënduar, u zhgënjye shumë pas eliminimit.
Ajo ishte garuesja e dytë nga Kosova që merrte pjesë në Lojërat Olimpike me normë olimpike, pas medalistës së artë, Majlinda Kelmendi.