Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Përmbytjet katastrofike, nis vlerësimi i dëmeve

Një Komision i posaçëm pritet të bëjë vlerësimin e tërësishëm të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në më shumë lagje të Shkupit.

Në seancën e fundit të jashtëzakonshme, qeveria gjithashtu mori vendimin për shpërndarjen e ndihmave financiare për familjet e viktimave që humbën jetën në përmbytjet.

Për çdo familje që ka humbur të paktën një familjar do të ndahen nga 300 mijë denarë. Gjithashtu është marrë vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës në rajonin e Shkupit dhe Tetovës në kohëzgjatje prej 15 ditëve.

Ndihma familjeve të viktimave iu ka ndarë edhe Qyteti i Shkupit në vlerë prej 3000 eurosh, ndërsa komuna e Gazi Babës u ka ndarë nga 1000 euro.

Exit mobile version