Botë

Nora e merr një super-lajm pas fitores

By Dijart Dyla

August 08, 2016

Lajm i mirë për Nora Gjakovën, pas triumfit në sfidën e parë.

Xhudistja pejane do ta ketë tashmë përballë rumunen Corina Caprioriu.

Ky është një lajm i mirë, pasi që Gjakova e kishte mposhtur Caprioriun edhe në Lojërat Evropiane në Baku.

Nora e mposhti kolumbianen Yadinys Amaris me Ippon.