Lajme

Martin Shkreli tash do të urrehet edhe më shumë, thotë se Hillary vuan nga parkinsoni

By FIRST CHANNEL

August 08, 2016

Biznesmeni me origjinë nga Shqipëria tha se Hillary Clinton është e sëmurë nga parkinsoni. Sipas tij, kjo është arsyeja se përse Clintoni shpesh nuk ndihet mirë.

Martin Shkreli, një nga njerëzit më të urryer në Amerikë, ka tërhequr vëmendjen e publikut me deklaratën e tij të fundit. Shkreli është përfshirë në fushatën presidenciale që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara.

Biznesmeni me origjinë nga Shqipëria tha se Hillary Clinton është e sëmurë nga parkinsoni. Sipas tij, kjo është arsyeja se përse Clintoni shpesh nuk ndihet mirë.

Shkreli ka deklaruar hapur se mbështet Donald Trampin. “Mbështes Donald Trampin për president. Të gjithë ju që nuk e pëlqeni jeni xhelozë, budallenj dhe të varfër”, shkruan ai.