Lajme

Ish aktivisti: Vetëvendosje ka marrë yrnek nga serbët, shtetin nuk e njohin e rrogat i marrin

By FIRST CHANNEL

August 08, 2016

“Pse t’i gëzohet Vetëvendosje suksesit të Majlinda Kelmendit? Me cikërrima te tilla te merret ajo?! Fundja VV nuk është partia e parë që gëzon favore pa fund, rroga të majme, mëditje jashtë vendit, rroga për qindra zyrtarë si parti parlamentare, e nuk e njeh Kosovën si shtet te saj”, ka shkruar Islami, transmeton lajmi.net.

Ish kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidat i kësaj partie në zgjedhjet nacionale, Ylber Islami, ka kritikuar ashpër ish partinë e tij.

“Pse t’i gëzohet Vetëvendosje suksesit të Majlinda Kelmendit? Me cikërrima te tilla te merret ajo?! Fundja VV nuk është partia e parë që gëzon favore pa fund, rroga të majme, mëditje jashtë vendit, rroga për qindra zyrtarë si parti parlamentare, e nuk e njeh Kosovën si shtet te saj”, ka shkruar Islami.

Sipas tij, Vetëvendosje “ka marrë yrnek nga serbët, të cilët marrin rroga të dyfishta Serbia dhe Kosova”.

“Madje luftën kundër Kosovës e kanë platformë politike zyrtare. Pse të jenë vetëm serbët kundër Kosovës. Le të jetë edhe një parti shqiptare. Tekefundit, bashkëpunimi i serbëve me shqiptarët nuk është diçka e panjohur në histori në luftë kundër vetë shqiptarëve. VV pati thënë se nuk i njeh shtetin e Ahtisarit, Kushtetutën e Ahtisarit, parlamentin e Ahtisarit, simbolet e Ahtisarit…Rrogat e Ahtisarit dorën në zemër nuk ka thënë se nuk i pranon, as privilegjet…! Pse mos ta kullosë Kosovën edhe VV?”, ka shkruar në fund Islami.