Sport

A e dini çfarë lidhje familjare ka Majlinda Kelmendi me trajnerin Driton Kuka? (Foto)

By FIRST CHANNEL

August 08, 2016

Trajneri i Majlinda Kelmendit, është po aq meritor për sukesesin e saj sa vetë ajo.

Trajneri Driton Kuka, është personi më meritor pas Majlinda Kelmendit, i cili puna e tij po i shpërblehet në çdo garë ku po lufton kampionja e botës në Xhudo.

Por përveç se shihen shpesh bashkë, Majlindën dhe Dritonin nuk i lidh vetëm sporti, shkruan Magazina.al

Kuka dhe Kelmendi siç shkruan Magazina.al, kanë edhe lidhje fmailjare, pasi Dritoni është i martuar me motren e madhe të Majlindës, Kaltrinën dhe ai është dhëndërr i familjës Kelmendi.

Sigurisht që të dy bashkë kanë merita të mëdha, sidomos për sukesesin e fundit ku Majlinda arriti të marrë për herë të parë medaljen e artë për Kosovën në Lojrat Olimpike që po mbahen në Rio.