8 Gushti, dita e kthesës për dëmtimet ekologjike të planetit

Sipas natyralistëve, 8 gushti shënon për vitin 2016, Ditën e Deficitit Ekologjik, pra nga 1 janari deri më sot ne do të kemi përdorur pothuajse gjithçka që natyra e planetit tonë na ofron dhe mund të rigjenerohet në pjesën tjetër të vitin 2016. Pra,është kulmi i kurbës ekologjike.

Çdo vit ne përdorim më shumë burime natyrore dhe shërbime ekologjike që duke mos lejuar natyrën që të mund të rigjenerohet sidomos kjo për mbipeshkim, mbi shfrytëzimin e pyjeve, si dhe shkarkimin çdo ditë e më shumë dioksid karboni në atmosferë, më shumë se sa vetë pyjet e këtij planeti mund të rigjenerojnë.

Pjesa tjetër e vitit mbetet për të rigjeneruar atë dëm që i kemi shkaktuar planetit nga janari deri më 8 Gusht.

Toka-650x358

Temat
Lajme

Të afërta