Lajme

Zhduket një vajzë e mitur në Prizren, familjarët nuk dinë asgjë për të

By FIRST CHANNEL

August 07, 2016

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Prizren më datën 06.08.2016, rreth orën 10:10 minuta është zhdukur një vajzë e mitur, ndërsa familjarët e saj nuk dinë asgjë për të.

Sipas babait të saj vajza është larguar nga shtëpia dhe që atëherë nuk dihet për vendndodhjen e saj, shkruan lajmi.net.

Policia e Kosovës është duke i kryer të gjitha hetimet e duhura për të gjetur gjurmët e vajzë së zhdukur.