Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Shqiptarët po pinë birrë më shumë se vitin e kaluar

Sasia e birrës së zhdoganuar në Shqipëri gjatë periudhës janar-maj të këtij viti gati u dyfishua krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, gjatë 5 muajve të parë të vitit 2016 u zhdoganuan 10,686 mijë litra birrë.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2015 u zhdoganuan 5,309 mijë litra birrë. Sasia e birrës së zhdoganuar ishte më e lartë në muajin maj, krahasuar edhe me muajt paraardhës të këtij vitit.

Gjatë muajit maj u importuan 3,027 mijë litra birrë.

Ecuria e zhdoganimit të birrës për periudhën janar-maj në 5 vitet e fundit:

Vitet Sasia në mijë litra

2012 9,174

2013 5,599

2014 5,250

2015 5,309

2016 10,686

Exit mobile version