Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Will Smith: Jam tifoz i çmendur i kësaj skuadre

Aktori i njohur, Will Smith, e ka zbuluar skuadrën e zemrës.

Ai ka deklaruar që është një tifoz i madh i ekipit italian, Roma.

Një gjë të tillë, Smith e bëri të ditur për mikrofonat e “Sky Sport”, duke theksuar që e ka mbajtur sekret deri më tani, përcjellë “Lajmi.net”.

“Unë jam një tifoz i madh i Romës, por deri më tani e kam mbajtur sekret. Forca Roma”, deklaroi Smith.

47-vjeçari amerikan nga Philadelphia, pos që është aktor shumë i suksesshëm, merret edhe me muzikë.

Exit mobile version