Thaçi: Pjesëmarrja në Rio forcim i subjektivitetit ndërkombëtar

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se parakalimi i sportistëve kosovarë në Lojërat Olimpike në Rio është moment i pa harruar.

Ai në një postim në facebook ka thënë se me këtë rast Kosova u bë vlerë e re e diverisiteti të ri botëror.

Ai ka thënë se pjesëmarrja në Rio forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, shkruan lajmi.net

“Moment i paharruar për shtetin dhe popullin tim. Kosova shënoi debutimin në ngjarjen kryesore ndërkombëtare sportive, në Lojërat Olimpike. Krenar me parakalimin e sportistëve tanë me simbolet shtetërore. Kosova u bë vlerë e re e diversitetit botëror”.

“Pjesëmarrja jonë në Rio është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Urime të gjithëve!”, ka shkruar Thaçi.

13880412_1130021317068226_7931947294409338778_n

Temat
BotëBotëLajmeSport

Të afërta