Lajme

Podujevë, gjuan me armë në dasëm, arrestohet nga policia

By Dijart Dyla

August 06, 2016

Policia e Kosovës dje në fshatin Ballovc të Podujevës ka arrestuar një person pasi gjatë ahengut familjarë ka shtënë më armë zjarri në ajër.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me dy karikatorë dhe 6 gëzhoja të kalibrit 7.62mm”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, shkruan lajmi.net.

Sipas policisë, personi i njëjtë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.