Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Parakalimi i ekipit olimpik të Kosovës, ky moment ndoshta ju ka ikur (Foto)

Ekipi Olimpik i Kosovës i udhëhequr nga Majlinda Kelmendi, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ka bërë parakalimin në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike.

Kjo ishte hera e parë që Kosova parakalon në ceremoninë hapëse me flamur dhe simbole shtetërore.

Ekipi i Kosovës, përbëhej nga 19 pjesëtarë, dhe tetë garues.

Ajo që ka mundur t’iu ikë nga ceremonia hapëse gjatë parakalimit të Kosovës, është flamuri kuqezi që ka bartur në dorë Agron Kuka, kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës.

Exit mobile version