Ibra nis me kërcënime, kjo është skuadra e parë që kërcënon

Zlatan Ibrahimovic i ka bërë të ditur skuadrës së Leicesterit se kërkon titullin e parë me Manchester Unitedin.

Manchester United dhe Leicester, nesër do të zhvillojnë finalen e Superkupës së Anglisë.

“Unë mendoj se që në ndeshjen e parë mund të fitojmë një trofe kundër Leicester. Unë jam mësuar të fitoj trofe. Nuk kam ardhur këtu te Manchester për të humbur kohë”, ka deklaruar Ibrahimovic, përcjellë Lajmi.net.

“Ky është trofeu i parë që mund të çojmë në shtëpi dhe për mua çdo trofe është serioz dhe i rëndësishëm. Kam fituar 30 trofe gjatë karrierës time, por dua të fitoj edhe të tjerë. Nuk jam i kënaqur derisa nuk fitoj”.

Temat
BotëSport

Të afërta