Burri kërkonte vend për parking, e gruaja lindi e vetme te dera e spitalit (Video)

Kamerat e sigurisë në spitalin e Scunthorpe të Anglisë, e kanë filmuar momentin kur një grua e ka kryer lindjen pranë derës së hyrjes.

Jessica Stubbins ka ndjerë dhimbje të mëdha dhe është mbështetur për muri, pa e ditur se është duke lindur.

Ajo nuk ka mundur as të kërkojë ndihmë, sepse fëmija tashmë kishte dalë.

E tërë kjo ka ndodhur derisa burri saj ishte duke kërkuar vend për të parkuar veturën.

“Është vajzë, më fal që ndodhi kështu”, ka thënë Stubbins, në momentin që e ka kryer lindjen brenda disa sekondash.

Prindërit e rinj kanë qenë të ftuar në ‘Good Morning Britain’ për të rrëfyer momentin e papritshëm, kur iu lindi vajza.

https://www.youtube.com/watch?v=vOALDzVarus

Temat
Fun

Të afërta