Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Meta dënon sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës: Akt i papërgjegjshëm!

Meta shprehet se ky akt i papërgjegjshëm nuk i shërben imazhit të Kosovës, ndërsa shpreh solidaritetin e thellë me Kuvendin e Kosovës, institucionet legjitime të vendit dhe popullin e mbarë Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dënoi aktin e rëndë të goditjes së Kuvendit të Kosovës.

Meta shprehet se ky akt i papërgjegjshëm nuk i shërben imazhit të Kosovës, ndërsa shpreh solidaritetin e thellë me Kuvendin e Kosovës, institucionet legjitime të vendit dhe popullin e mbarë Kosovës.

“Ky akt i papërgjegjshëm nuk i shërben imazhit të Kosovës dhe integrimit të saj evropian dhe euro-atlantik. Shpreh solidaritetin tim të thellë me Kuvendin e Kosovës, institucionet legjitime të vendit dhe popullin e mbarë Kosovës, që akte të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, – tha në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, Meta.

Exit mobile version