Showbiz

Katy Perry e mrekullueshme në videoklipin e ri (Video)

By Dijart Dyla

August 05, 2016

Katy Perry ka publikuar videoklipin zyrtar të këngës së saj më të fundit, “Rise”.

Këngëtarja Ktay Perry sërish vjen si një trimëreshë që nuk dorëzohet asnjëherë, në videoklipin e këngës më të re.

“Rise” është këngë e punuar nga Katy për Olimpiadën që zhvillohet në Rio dhe që fillon sot.

Katy Perry shihet duke luftuar me një parashutë që të ngritet dhe të fluturojë, ndërsa si kënga ashtu edhe videoklipi japin një mesazh shumë të mirë, atë se në jetë duhet të luftohet për të arritur atë që duam.