BE deklarohet rreth sulmit në Kuvend

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.

Në një reagim të kësaj zyre, thuhet se ky sulm është kundër demokracisë dhe përfaqësuesve të popullit.

“Një sulm ndaj institucionit kryesor të Kosovës është një sulm kundër demokracisë dhe përfaqësuesve të popullit të Kosovës dhe si i tillë është i papranueshëm. I bëjmë thirrje institucioneve të rendit e ligjit që t’i identifikojnë sa më shpejtë autorët dhe t’i sjellin ata para drejtësisë”, thuhet në reagimin e zyrës së BE-së.

largea_201510081923373356201444327485

Temat
BotëLajme

Të afërta