Botë

A e dini në ora sa fillon ceremonia zyrtare e hapjes së Lojërave Olimpike?

By FIRST CHANNEL

August 05, 2016

Kanë mbetur pak orë deri te hapja zyrtare e Lojërave Olimpike.

Për herë të parë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike, do të jetë edhe Kosova, që përfaqësohet me tetë sportistë.

Ceremonia zyrtare e hapjes së Lojërave Olimpike, pritet të fillojë rreth orës 01:00 të mëngjesit sipas kohës tonë lokale.

Në parakalimin flamurin e Kosovës do ta mbaj Majlinda Kelmendi, e cila edhe është shpresa më e madhe e vendit tonë për të sjellë medalje olimpike.

Kelmendi garon në xhudo në kategorinë deri 52 kilogramë.