Vend

Temperaturat do të bien gjatë vikendit

By Dijart Dyla

August 04, 2016

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, që nga sot dhe në fundjavë do të mbajë mot kryesisht me diell. Gjatë fundjavës, orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten mundësi për riga lokale shiu me bubullimë.

Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, me maksimale nga 26C deri në 33C, e minimale nga 14C deri në 17C, thënë për lajmi.net, Besim Aliu nga IHK-ja.

Era do të fryejë kryesisht nga veriu-verilindja 1-5m/s, e në fundjavë 5-12m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të ngritën mbi vlera normale.