Qeveria mblidhet më herët se zakonisht

Qeveria e Kosovës do të zgjohet sot më herët sesa ditëve tjera. Sipas njoftimit për media, mbledhja e Qeverisë do të nisë në ora 8:15, ndërkaq zakonisht mbledhjet mbahen nga ora 9:00.

Mbledhja ku do të shqyrtohet demarkacioni me Malin e Zi, do të nisë gati një orë më herët sesa zakonisht. Sipas njoftimit të Qeverisë, mbledhja ku do të marr pjesë kryeministri Isa Mustafa, do të nisë në ora 8:15, ndërkaq zakonisht mbledhjet kanë filluar në ora 9:00.

Në mbledhje do të shqyrtohet Projektligji për Demarkacionin, ku edhe pritet që të dërgohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka thirr protestë nga ora 10, për të parandaluar kalimin e Demarkacionit në Kuvend.

a204-650x358

Temat
LajmeVend

Të afërta