Lajme

Policia e Durrësit arreston personin që tërhoqi zvarrë me veturë qenin (Video)

By FIRST CHANNEL

August 04, 2016

Policia e Durrësit ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin për veprime të mëtejshme të shtetasit K.B., 42 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak.

Në lidhje me videon e publikuar në rrjetet sociale dhe media ku një shtetas me mjetin tip Ford, tërhiqte në pjesën e pasme të mjetit një qen, ju bëjmë me dije se:

Policia e Durrësit ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin për veprime të mëtejshme të shtetasit K.B., 42 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për vlerësim.

Policia falënderon mediat dhe qytetarët për denoncimin e rasteve të tilla flagrante dhe garanton se do të reagojë pa hezitim për vënien para ligjit të çdo shkelësi.