Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Një refugjate siriane kurorëzohet “mbretëreshë e verës” në Gjermani (Foto)

Ninorta Bahno 26 vjeçare, u largua nga lufta civile në Siri 3 vjet parë, duke bërë kërkesë për azil në Gjermani.

Krishterja siriane, u kurorëzua mbretëreshë e verës në një prej rajoneve më të larta të rrushit dhe verës në qytetin Trier, Gjermani, pranë kufirit të Luksemburgut.

“Dua të tregoj se Gjermania është një vend shumë mikpritës, dhe se gjermanët punojnë shumë në drejtim të intergrimit të refugjatëve, shpejt dhe me sukses” ka thënë Bahno.

Vitin e ardhshëm, Bahno do të përfaqësojë Verëbërësit nga e gjithë Triera e Gjermanisë, në të gjitha festivalet dhe ngjarjet që do të organizohen.

Kjo traditë e mbretëreshës së verës në Gjermani daton që nga 1930, megjithatë Bahno është e para refugjate që merr këtë titull.

Exit mobile version