Lajme

Kryetari legjendar: Protesta e nesërme rast i mirë për poena politik

By FIRST CHANNEL

August 04, 2016

Kryetari i Partisë së Fortë, Visar Arifaj ka komentuar protestën e nesërme e cila do të mbahet në Prishtinë.

“Nesër po mblidhet protestë e organizume prej vet qytetarëve. N’ksi raste nuk ka lidhje a dalin 5, a dalin 42, a dalin 7000-100000 (varesisht kush e interpreton) se nuk osht garë. Nesër qytetaria aktive tregon që nuk e pranon këtë mënyrë t’qeverisjes, anipse mu m’duket mënyrë shumë efektive (sarkazum)”, ka shkruar Arifaj.

“Natyrisht, që edhe për neve, partive politike është rast i mirë për me i mbledhë do poena politik tu iu bashku protestës, por kësaj radhe po i lojmë vet qytetarët me u shprehë.”“Une nuk kom kunkuru me dalë nesër n’protestë, mirëpo nuk osht çudi nëse dokna anej (si pjesë e proletariatit, jo Partisë)”, ka shkruar Arifaj, në profilin e tij në Facbook.